INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrim nga pediatrja

Shkrim nga pediatrja

Publikuar më: 13:43 14-01-2019

Fëmija shikon mamin dhe babin, të cilët flenë bashkë dhe kështu edhe ai apo ajo, do të flejë me ta. Të rriturit i thonë:- ti ke krevatin tënd, jo të flesh me mamin dhe babin. Dhe me kaq, mbaron sqarimi, pa u menduar se fëmija përveçse ka frikë edhe do të dijë pse prindërit flenë bashkë dhe përpiqet me të gjitha mundësitë e tij të mund të bëjë të rriturin ti sqarojë ndonjë gjë. Mirpo të rriturit bezdisen dhe i bien shkurt, ose e marrin në krevat të tyre ose ikin dhe e lenë vetëm. Qëndrimi i të rriturve, të cilët nuk e sqarojnë fëmijën, pse ai duhet të flejë vetëm, por vetëm pretendojnë nga ai, të zbatojë apo pranojë veprimet e të rriturive, nuk është më e mira që mund të bëhet. Mirë do të ishte që i rrituri me durim, të bisedonte me fëmijën për gjumin dhe rritjen si një proces, që nuk mund t’i shmangemi. Për fat, asnjeri nuk mer mundimin apo ti shkojë në mend, ti tregojë fëmijës, pse babi dhe mami flenë bashkë. Ata flenë bashkë, sepse bëjnë dashuri, për të lindur fëmijët e tyre dhe për ta bërë familjen gjithnjë edhe më të bukur e të gëzuar. Kur të rritet edhe ai apo ajo, do të bëjë si mami dhe babi, do të gjejë vajzën apo djalin e ëndrave dhe do të ndërtojë familjen e tij apo të saj. Themeli ku ndërtohet familja është dashuria. Njerëzit jetojnë të sigurt, kur e duan njeri tjetrin dhe kështu e largojnë frikën dhe mërzinë nga vetja. Kur frika dhe mërzia pushtojnë njeriun, njeriu nuk është i zoti të bëjë gjëra të bukura dhe të dojë familjen e tij. Ja pak fjalë që mund ti thuhen një fëmije, pse mami dhe babi flenë bashkë.

Falenderojmë Lira Gjikën për intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662