Zgjedhje 2017

    Leo DiCaprio mbledh të famshmit në St. Tropez, fiton 45 mln dollarë [FOTO]

    Jul 22, 2016

    I gjithë Hollywood-i në St. Tropez.

    Dhe nuk pritej gjë tjetër kur organizator i eventit është Leonardo DiCaprio. Për të tretin vit rradhazi, aktori 41-vjeçar, ka organizuar eventin e quajtur “Leonardo DiCaprio Foundation Gala” me qëllim mbledhjen e fondeve të bamirësisë për të rritur ndërgjegjësimin dhe kërkimet në lidhje me mjedisin. Në këtë mbrëmje kanë performuar miqtë e artistit si Lana Del Rey, The Weeknd apo Andrea Bocelli, ndërkohë që të pranishëm kanë qenë emra të mëdhenj si Bradley Cooper, Chris Rock, Mariah Carey apo vokalisti i U2, Bono. Sigurish në galanë e organizuar nuk kanë munguar as modelet, të preferuarat e DiCaprio-s, si Joan Smalls, Doutzen Kroes, Lily Donaldson, Naomi Campbell apo Constance Jablonski. Shuma e mbledhur nga sendet dhe shërbimet e nxjerra në ankandi ishte plot 45 milionë dollarë!

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll