A e kishte parashikuar Tuna fituesin e “Kënga Magjike 2016”? [VIDEO]

Dec 13, 2016

Tuna u vlerësua me “Çmimin e Kritikës” në “Kënga Magjike 2016” dhe balada e saj “Duam” tërhoqi shumë vëmendje.
IN Tv ishte këtë vit në backstage-n e Kënga Magjike dhe një nga këngëtarët e intervistuar ishte edhe Tuna, e cila dha një deklaratë bombastikë. E pyetur nga Kelvi se si u ndie pas performancës, këngëtarja fillimisht ironizoi me përgjigjen dhe mimikën e saj se kishte shumë “emocione”, por më pas foli pa dorashka. Ajo tha se ishte shumë e lirë në skenë, dhe e gjitha kjo pasi e dinte se si funksionojnë gjërat në natën finale me votimin.

Dhe për ti vënë kapakun, Tuna tha “S’më plas fare” edhe pse kishte nuhatur diçka. Madje në momentin kur u shpall kënga fituese, ajo u largua nga Pallati i Kongreseve.

Klikoni mëposhtë për të parë momentet e Tunës gjatë prapaskenave të KM2016:


- Tuna komenton mënyrën e votimit dhe shprehet: "S'më plas fare"
- Tuna largohet në momentin e shpalljes së fituesit të KM

 

 

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll