Selena duket më e lumtur se kurrë te këto pamje në Snapchat [FOTO / VIDEO]

Dec 28, 2016

Selena Gomez është kaq e mirëëë!

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, teksa po përfundon një nga vitet më të vështira për të, gjen kohën për të ia zbukuruar ditën fanses së saj. Dhe ajo di me të vërtetë ta bëjë këtë, prandaj jo më kot ka shumë fansa. 24 vjeçarja aktualisht ndodhet me pushime me familjen e saj në Teksas dhe gjatë kohës që po drekonte në restorantin “Roadhouse”, kamarierja i kërkoi asaj të postonin diçka në Snapchat. Sigurisht që përgjigja e Sel ishte pozitive. Të dyja ato nxorrën gjuhën, u bënë dy qenushe të bukura, dhe qeshnin gjatë gjithë videos.

Mirëpo nuk përfundon këtu, pasi këngëtarja bëri një mori fotosh me shumë fansa të tjerë. Selena dukej kaq e thjeshte, e veshur me pantallona të zeza, një kanatiere ngjyrë gri dhe flokët e kapura.

Me siguri kjo do të ketë qenë dita më e bukur për ta.

 

collageselena.jpg

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll