Blero për Era Istrefin: Suksesi ndërkombëtar, nuk e bën atë këngëtaren më të mirë shqiptare [VIDEO]

Jan 05, 2017

Era Istrefi tashmë ka fituar unanimisht mendimin dhe mbështetjen e të gjithëve duke e cilësuar si këngëtaren më të suksesshme shqiptare.

Por si duket, është dikush që nuk mendon kështu. Blero teksa ka qenë i ftuari i parë në emisionin  “Komiteti” të Berat Buzhalës”, ndër të tjera ka folur edhe për këngëtaret shqiptare dhe suksesin e tyre ndërkombëtar.

Dhe duke qenë se Era Istrefi është shembulli më i mirë për këtë , ai ka habitur me deklaratën e tij indiferente ndaj këngëtares.  “Suksesi i Era Istrefit jashtë vendit gjatë vitit që lamë pas, nuk e bën atë këngëtaren më të mirë në skenën shqiptare. Ka shumë këngëtare të tjera shqiptare që janë më të talentuara se Era”, është shprehur Blero  i cili thotë gjithashtu se Era përveç talentit, ka patur edhe shumë fat.

Gjithashtu ai pjesën më të madhe të punës dhe suksesit të këngëtares ia dedikon menaxherit të saj, Faton Shoshit. Ç’mendon vallë Era pas kësaj deklarate?

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll