Zgjedhje 2017

    Gigi Hadid nuk ngopet me Zayn, çifti dhuron poza dashurie [FOTO]

    Jan 06, 2017

    Duket qartë se çifti që pozon bashkë, qëndron bashkë.

    Gigi Hadid dhe Zayn Malik i rikujtuan të gjithë se janë një nga dyshet më seksi në botën e Hollywood. Bukuroshja 21 vjeçare ndau dy foto në Snapchat së bashku me të dashurin e saj 23 vjeçar ndërkohë që po shijonin çast relaksi në shtëpi. Por kur bëhet fjalë për një nga supermodelet më në zë në botë dhe një nga këngëtarët më të adhuruar nga fanset, të relaksohesh në shtëpi duket më shumë si set profesional se sa foto e rastësishme. Të dy pozat janë shumë të ëmbla, aq sa duket se personifikojnë të gjithë marrëdhënien mes Zayn dhe Gigi. Një pozë e vërtetë dashurie, dashuri që duket se ka ndërmend të zgjasë. Të paktën këtë kuptojmë nga fotot e pafundme që Gigi ka postuar me Zayn, me doza të përditshme tashmë.

    zamg.jpg

    zamg2.jpg

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll