Çfarë po paralajmëron Selena Gomez me këtë mesazh? [FOTO]

Jan 08, 2017

Selena Gomez është kthyer në Instagram dhe 2017-a duket më e bukur se asnjëherë! Këngëtarja 24 vjeçare bëri një pause të gjatë nga rrjetet sociale si pasojë e problemeve shëndetësore por postimi i saj më i fundit na mbush me shpresë se ajo do shumë shpejtë do t’i kthehet muzikës. Në foton e postuar në Instagram, Selena mban në duar një mikrofon dhe mesa duket ndodhet në skenë. Ndërkohë që mbishkrimi është “Vente pa’ca”.

Çfarë nënkupton kjo Selena? Duhet të dimë më shumë! Mesa duket ky mbishkrim, i shkruar spanjisht mund të nënkuptojë shumë gjëra. Nëse këtë term do e përthejmë në shqip do të thotë “hajde këtu”. Nëse jeni adhurues muzike dhe i përditësuar me atë latine, sigurisht që e dini se “Vente pa’ca “ është kënga e njohur e Ricky Martin, e cila është publikuar edhe në versionin anglisht.

Muajin e kaluar u bë me dije se Selena do të bashkëpunoje me këngëtaren meksikane Paulina Rubio për një këngë në 2017-ën, dhe e gjitha ajo gjë e shkruar në spanjisht bën sens tani!

Le të kryqëzojmë gishtat dhe të presim! 

 

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll