Noizy midis Prishtinës për takim ekskluziv me këtë reper? [FOTO[

Jan 09, 2017

Noizy ka qenë disa herë i pranishëm  në Prishtinë me koncerte, që pas incidentit që ndodhi me grupin kundërshtar Babstars.

Por këtë herë duket se vajtja e tij atje është për një tjetër arsye. 30 vjeçari  po zhvillon një takim me reperin e njohur gjerman Kay One  i cili arriti dje pasdite në Prishtinë.

15895053_1431685496864287_4219072070402918544_n.jpg

Ai nuk është i pranishëm atje për ndonjë koncert por statusi që ka postuar së fundmi zbulon arsyen e vërtetë të atij udhëtimi. 32 vjeçari aty shkruan: “Në Prishtinë me Noizyn”,  edhe pse ende nuk ka postuar ndonjë foto me reperin shqiptar. Me siguri pas këtij takimi fshihet ndonjë bashkëpunim mes tyre.

bebja.jpg

Kujtojmë që Kay One është një ndër emrat më të pëlqyer i cili karrierën e nisi në label-in e Bushidos, për t’u ndarë më pas jo fort miqësisht me njëri-tjetrin. 

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll