Selena Gomez dhe The Weeknd puthen publikisht, reagon Bella Hadid! [FOTO]

Jan 12, 2017

Të mendosh që motra e saj Gigi Hadid supozohet të jetë mikeshë e ngushtë me Selenan pasi të dyja janë në skuadrën e Taylor Swift...

Selena Gomez dhe The Weeknd u pikasën duke u puthur pas një takimi romantik të një nate më parë. Kështu dyshja jo vetëm që është vënë në lëvizje, por edhe po i lëviz gjërat shpejt duke kaluar menjëherë në intimitet publik, pa vrarë shumë mendjen se kush është rreth e rrotull. Por në rast se çifti më i ri i spektaklit duket shumë i lumtur në krahët e njëri-tjetrit, jo të gjithë janë të këtij mendimi. Bëhet fjalë për ish të dashurën e këngëtarit 26 vjeçar, supermodelja Bella Hadid e cila menjëherë pas lajmit ka ndaluar së ndjekuri Selena Gomez-in në Instagram. Të themi që nuk e ka marrë aspak mirë në këtë rast duket sikur thjesht zbutet situata. Pyesim veten si do të reagojë Gigi Hadid, e cila është mikeshë e ngushtë me Selenan pasi të dyja bëjnë pjesë në skuadrën e Taylor Swift. Apo ato ditë tashmë kanë marrë fund?

kissykiss.jpg

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll