Zgjedhje 2017

    Njerëzit u tërbuan me Kim K për këto postime që bëri në Instagram [FOTO]

    Apr 04, 2017

    Këtë herë fansat iu kthyen kundër!

    Ajo ngriti shpresat e të gjithëve duke i bërë të prisnin për diçka shumë emocionuese sipas saj. Nuk mund të presësh gjë tjetër kur Kim poston një datë dhe thotë që ta shënoni në kalendar. Dita e madhe është pikërisht kjo e sotmja, 4 prill, dhe i bëri të gjithë fansat të prisnin me padurim. Kjo ishte në videon e parë, pasi në të dytën në vend të datës shkruhej “publikim i ri”. Kaq mjaftoi për t’i çuar të gjithë në histerinë e spekulimeve, të tipit “Kim do nxjerrë një këngë?!” apo “Kanye do publikojë një këngë të re dhe Kim do të jetë në të”. Të gjitha dyshimet u shuan sot kur bukuroshja 36 vjeçare postoi videon e tretë, këtë herë me shkrimin “Kimoji”. Aty magjia u prish pasi duket se gjithë fansat kishin pritur në mënyrë të kotë për diçka që nuk ishte dhe aq interesante. Goxha punë nga Kim për të prishur kredibilitetin e saj.

    kimmo1.jpg

    kimmo2.jpg

    kimmo3.jpg

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll