Zgjedhje 2017

    Ja si e quan Aulona kolegen Fatma në ditëlindjen e kësaj të fundit [FOTO]

    May 10, 2017

    Aulona dhe Fatma janë mikesha shumë të ngushta tashmë prej disa vitesh, si dhe kolege, por ja si e quan ajo Fatmën…

    Sot Fatma ka ditëlindjen dhe urimi më origjinal padyshim që pritej nga mikja dhe kolegia e saj e ngushtë Aulona, sepse ato tashmë janë të pandara dhe pa diskutim nëse thua Aulona do të thuash edhe Fatma dhe anasjelltas. Aulona i ka kushtuar disa rreshta dashurie për miqësinë e pandarë ndër vite, por ajo që ra në sy ishte sesi Aulona e quan Fatmën :  ”O Buqinda ime” i shkruan ajol

    “U bëfsh plakë e rrjedhur, llafazane, nursëze dhe seksi, siç të ka hije!”- shkruan ndër të tjera Aulona në urimin e saj.

     URIMI I AULONËS PËR FATMËN

    Kur vjen puna te miqësia, kam qenë shumë e bekuar në jetë. Për mua miqtë janë një nga shtyllat kryesore të një jete të bukur e të lumtur, ndaj e konsideroj veten me shumë fat për ata miqtë e pakët, por të vërtetë që kam pasur deri sot krah meje. E një ndër ta padyshim je ti Buqinda ime!

    Mendoj se në rastin tonë, sfida ka qenë 10-fish më e vështirë, duke qenë se miqësia u krijua prej punës, ne ishim fillimisht kolege dhe pastaj u bëmë mikesha dhe, siç shumë mirë e dimë, janë të rralla rastet, për të mos thënë që është e pamundur, që në këtë ambientin tonë, dy kolege të jenë mikesha të ngushta për një kohë kaq të gjatë. Dhe ti ke hyrë kaq thellë në zemrën time, saqë thjesht ideja që një ditë mund të mos jesh më aty më tromaks: me kë do t’i bëja unë gjithë idiotllëqet e botës pastaj, nga mëngjesi deri në darkë? Kush do të mbështeste idetë e mia më të çmendura? Kush do ta zgjonte të shkarën që fle brenda meje? Buqinda, një mike, kolege, njeri si ty është i rrallë në ditët e sotme, prandaj unë mendoj se duhet të kem bërë diçka të mirë në jetën tjetër, që Zoti vendosi të të çiftëzonte me mua! Ti ç’mëkate do kesh bërë në të shkuarën o e shkretë, që të kam rënë unë për pjesë? Hahahahha… Kam aq shumë për të folur e shkruar për ty, por e ndiej që po bëhem gazi i botës, plus që e di që ti gjithsesi s’do impresionohesh fare, kështu që po e mbyll me kaq! Gëzuar ditëlindjen! U bëfsh plakë e rrjedhur, llafazane, nursëze dhe seksi, siç të ka hije! Buqinda jote të do shumë!/intv.al/

    aulona.jpg

     

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll