Moderatorja seksi: "Edi Rama më priti si të isha princeshë, në sytë e tij... "

May 11, 2017

Ajo është një ndër moderatoret më seksi në Shqipëri, por ja çfarë tha ajo për kryeministrin, Rama.

Albana Osmani, prezantuesja e njohur e ekranit të “Top Channel” është iniciatorja e kësaj kauze të veçantë, e cila vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.

Ka pak muaj që ajo është shpallur edhe ambasdore nderi në saj të kësaj nisme shumë të veçantë, e cila dhuroi dritë më shumë për fëmijët në nevojë. Këtë dekoratë ajo e mori Debrah Ann Mace, ndërsa nuk ka munguar as mirënjohja nga vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Albana ka folur gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive dhënë për Telegrafin, si dhe ndër shumë pyetje ju bë edhe një në lidhje me kryeministrin, Rama:

-Po kryeministri Rama? Ai iu dhuroi librin e tij të veçantë me pikturat e tij duke iu përgëzuar për fushatën. A ju ka mbështetur dhe si e sheh ai këtë fushatë?

-“Kryeministri që unë pëlqej dhe kam për zemër pasi është artist dhe tejet karizamatik, më ka pritur në zyre si të isha Princesha Diana, me shumë respekt dhe dashuri . Nuk isha Diana por Albana , njësoj në përshëndetjen e tij të përzemërt. Në sytë e tij kjo që po ndodhte me këtë fushatë ishte shumë e vyer. Në çdo vend të botës njerëz të njohur dhe me influencë në mënyre të vazhdueshme realizojnë iniciativa te tilla. Ndaj kjo e jona mori përshëndetjen më optimale nga kryeministri. Sigurisht realizuam dhe foto, dhe do ta ruaj kujtim si një nga momentet e veçanta për mua ! Librin i tij me grafikat dhe artin e tij, dhe me dedikimin aq special, e kam shfletuar disa herë dhe do e ruaj në bibliotekën time me shumë vlerësim.” tha Albana Osmani./intv.al/

 

 

Moderatorja seksi: "Edi Rama më priti si të isha princeshë, në sytë e tij... " 

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll