Përveç Tunës, një “diss” edhe për Noizy-n në këngën e re të Cozman [FOTO/VIDEO]

May 15, 2017

Tepër i irrituar duket të jetë ende Cozman!

Si duket reperi e ka të vështirë të falë dhe dy personat që nuk i fal janë ish e dashura e tij Tuna dhe rivali, Noizy. Kujtojmë që ishte deklarata e këtij të fundit në emisionin e Ermal Mamaqit ku tha se kishte patur marrëdhënie me Tunën, ajo që i dha fund lidhjes së saj me Cozman. Më pas sherri mes dy reperave gjeneroi në përdorimin e armëve dhe plagosje. Por pikërisht atëherë kur duket se gjithçka ra në qetësi, Cozman godet sërish. Në këngën e fundit “Yamborgini” reperi nga Kosova nuk ka përmendur vetëm ish-in, Tunën por ka edhe një mesazh të nënkuptuar për Noizy-n. Ndërkohë që Tunës i dedikon vargun: “Gishtin e mesit ia çoj edhe ex-it”, për Noizy-n përmend një nga titujt e këngëve të këtij të fundit. “Young boy”.

young-boy.png

 “ Ti s’je bad man, jo jo s’je as young boy. Bje nguj, tash je pussy boy”, thotë Cozman. \intv.al\ 

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll