Roza kujton Stinen: Kur u dashurova për herë të parë… [FOTO]

May 16, 2017

Historia e tyre e dashurisë është tashmë e njohur nga të gjithë.

Stine dhe Roza Lati kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë duke qenë dashuria e parë për secilin. Një histori kjo e dokumentuar në një album të tërë të këngëtarit kushtuar pikërisht asaj…dashurisë së tij. Por ja që dashuritë e mëdha nuk e veshin fustanin e bardhë dhe lidhja e tyre përfundoi. Megjithatë kujtimet mbeten. Ashtu siç i ka rikujtuar Roza ditën e djeshme, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Moderatorja e “Hangover”  festoi dje ditëlindjen e “shokut më të ngushtë” që e ka shoqëruar për 10 vite me radhë, të qenushit të saj,  Peti-së. Ky i fundit bën 10 vjeç dhe Roza ia festoi ditëlindjen ashtu siç e meritonte. Ndërkohë nuk munguan as fjalët prekëse të saj ku risjell në mendje edhe dashurinë e parë. “Më kujtohet në 2007-ën kur erdhe tek unë, në një kuti kartoni. Ishe dy muajsh. Ke qenë me mua që kur isha 19 vjeç, në moshën kur unë u formova si femër. Që kur unë u diplomova, kur rashë në dashuri për herë të parë, kur u futa në punë për herë të parë.  Ke qenë aty…” , shkruan Roza. \intv.al\ 

foto_1.png

foto2.png

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll