Rudina Dembacaj kundërsulmon Agron Llakajn: Ai gënjeu! Arsyeja e vërtetë pse u largova nga Al Pazar...

May 19, 2017

Duket se largimi i aktores së humorit nga Al-Pazar nuk ka qenë aspak miqësor siç u bë me dije në fillim.

Madje duket se tani nuk ruajnë më as marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin, Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj. Diçka të tillë e bën të ditur ajo vetë, që tashmë ka filluar një emission të ri në “Ora News”, me titull “Mos i fol shoferit”. Rudina ka kundërshtuar versionin e Llakajt për largimin e saj nga spektakli i humorit “Al Pazar”. Ky i fundit kishte deklaruar në “Thumb” se ajo u largua për shkak të angazhimeve në jetën familjare. Menjëherë ka ardhur përgënjeshtrimi i Rudinës, e cila e ftuar në emisionin e mëngjesit “Check In” në NRG Radio, aktorja është shprehur: “Nuk do të më shihni asnjë ditë në “Al-Pazar”. Dhe nuk e lashë atë për arsye familjare siç tha Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht, nuk kemi mbetur miq”.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll