Klaudia Pepa dhe Albi Nako konfirmojnë ndarjen, të ndarë që prej një viti [FOTO]

Jul 01, 2017

“Aty ku ka zë, nuk është pa gjë”, kjo është shprehja që na vjen ndërmend në këtë rast.

Historia disavjeçare e dashurisë së Klaudia Pepës  dhe Albi Nakos ka marrë fund. Balerina dhe koreografi kanë konfirmuar se  prej një viti tashmë jetojnë të ndarë. Shkaku kryesor i prishjes së martesës së tyre duket të ketë qenë distanca, pasi Albi vazhdonte karrierën e tij në Shqipëri ndërsa Klaudia u zhvendos të jetonte në Itali njëkohësisht ka hapur edhe një shkollë baleti atje me emrin e saj.  Duke mos harruar pa përmendur edhe përfshirjen e saj në disa projekte televizive. Megjithatë, ndryshe nga ç’mund të ndodhë zakonisht me një çift që divorcohet, Albi dhe Klaudia e kanë mbyllur kapitullin e martesës me mirëkputim dhe janë shprehur se gjithmonë do të vazhdojnë të jenë mbështetës të karrierës së njëri-tjetrit.

klaudia-e1416502191502.jpg

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll