U kap “mat” në plazh me Elgit Dodën, reagon për herë të parë Klea Huta [FOTO]

Jul 10, 2017

Nuk kemi as dyshimin më të vogël që ata do të ishin një ndër çiftet më simpatike të shoëbiz-it shqiptar.

Prej kohësh janë janë përfolur për një lidhje, por deri më dje, asnjë fakt nuk mund ta konfirmonte këtë. Kanë qenë disa foto të shkrepura në Sarandë ato që kanë shtuar edhe më shumë dyshimet se dy të rinjtë po përjetojnë një histori të bukur dashurie. Klea Huta dhe Elgit Doda janë shndërruar tashmë në kryefjalën e mediave rozë.

Moderatorja simpatike dhe këngëtari janë fotografuar teksa kanë qenë duke drekuar në një nga restorantet e jugut. Mediat konfirmuan me anë të këtyre fotove se realisht dyshja janë çift dhe po shijojnë një histori të bukur dashurie.

E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Klea e ka futur edhe më shumë në dyshime publikun me përgjigjen e saj. “As po, as jo”, është përgjigjur bukuroshja e ekranit, duke mos dashur të flasë më shumë rreth thashethemeve për të. Nga ana tjetër, mbrëmjen e së premtes, moderatorja ishte e ftuar te “Zonë e Lirë”, ku për herë të parë tha se, nëse do të kishte edhe pak orë jetë, do të preferonte t’i kalonte me partnerin dhe familjarët. Kjo është hera e parë që Klea flet publikisht për një partner, duke lënë të kuptojë se tashmë është dikush në jetën e saj.

Do të na duhet të presim edhe disa kohë për të marrë vesh më shumë detaje rreth kësaj historie të re në showbiz-in tonë, që me sa duket është ndër historitë më të bukura.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll