INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpërndarja e 1 milion shqiptarëve nëpër botë[VIDEO]

Publikuar më: 12:16 29-03-2019

Gati 1 milionë shqiptarë jetojnë nëpër botë. Po ku janë të shpërndarë ata? Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%. Emigrantët shqiptarë kanë një peshë të konsiderueshme në Greqi, e ky shtet është i pari më numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë. 

Sipas Eurostat për vitin 2018 numri i emigrantëve në Greqi ishte 604 mijë, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë, afro 480 mijë. Më tej në Itali numri i emigrantëve shqiptarë shkon deri në 440 mijë, ose rreth 12%. Më pas me një diferencë të konsiderueshme nga Greqia dhe Italia, renditet emigrantët në Gjermani apo rreth 49.224 persona. Pjesa tjetër e emigrantëve jetojnë në Belgjikë 6.146, Suedi 2.889, Austri 2.563, Zvicër 1.867, Holandë 1.084. Ndërsa në vendet e tjera të Bashkimit Europian jetojnë mbi 5.000 individë.
Emigrantët në raport me popullsinë ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian varjojnë nga 1% në shtete si Kroacia, Bullgaria, Hungari. Përqindjen më të lartë e ka qytet-shteti i Lihtenshtejnit, ku rreth 16% e popullsisë ka një tjetër nënshtetësi jo EU.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043