INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Albin Kurti: Haradinaj, Thaçi e Mustafa s’mund të na e vjedhin fitoren [VIDEO]

Shpërthen Albin Kurti: Haradinaj, Thaçi e Mustafa s’mund të na e vjedhin fitoren [VIDEO]

Publikuar më: 19:49 23-11-2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është paraqitur në seancën parlamentare të mbajtur ditën e enjte. Edhe pse ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti Kurti nuk ka nguruar të paraqitet në sallë. Madje ai ka komentuar vendimin për rinumërim e votave në Prishtinë dhe Prizren. Kurti ka akuzuar Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, Hashim Thaçin e Isa Mustafan se janë bërë bashkë për të luftuar votën e qytetarëve.
Kurti është shprehur i bindur se nuk mund të ketë rezultat tjetër përveç atij të së dielës. KQZ ka miratuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë dhe Prizren, si dhe në Dragash në 35 vendvotimeve dhe 3 vendvotimeve në Rahovec. Rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat e lartpërmendura.

Article Logic
Execution time: 0.0041670799255371