INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi në Gjermani, 25 të lënduar

Shpërthimi në Gjermani, 25 të lënduar

Publikuar më: 12:16 24-06-2018
25 persona sipas policisë gjermane janë lënduar pas një shpërthimi në një ndërtesë në qytetin Wuppertal. Autoritetet gjermane thonë se shpërthimi ka ndodhur pak para mesnatës së të shtunës. Zjarri më pas ka përfshirë ndërtesën disa katëshe dhe zjarrfikësit e kanë patur të vështirë për ta lokalizuar zjarrin. Zjarrfikësit kanë arritur që të shpëtojnë katër persona që ishin brenda ndërtesës. Ata kanë pësuar lëndime të rënda raportojnë mediat vendase. Ndërkaq, 21 persona të tjerë janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Policia gjermane tha sot se ende nuk kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, ndërkaq hetimet për të gjetur shkakun e shpërthimit, kanë nisur.
 
Article Logic
Execution time: 0.003169059753418