INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpiket aplikacioni që tregon se sa kafe duhet të pini në ditë

Shpiket aplikacioni që tregon se sa kafe duhet të pini në ditë

Publikuar më: 15:46 18-06-2018

Shkencëtarët që punojnë për ushtrinë amerikane kanë vendosur të llogarisin sa kafe duhet të pimë. Më konkretisht, në një studim të publikuar, shkencëtari Jaques Reifman ka paraqitur një algoritëm që mund të përcaktojë se çfarë dozë të kafeinës duhet të jetë për një funksionim optimal. Ai po studion zhvillimin e softuerit dhe aplikacioneve në fushën e bioteknologjisë në ushtrinë amerikane. Algoritmi i tij thuhet se llogarit dozat e sigurta dhe efektive të kafeinës që do të mundësojë një gjendje që na bën më produktive. Studiuesit shpresojnë se aplikacioni do të jetë i dobishëm për studentët që përgatiten për provime, pilotët, kamionistët dhe këdo që planifikon të ndërmarrë një aktivitet që kryhet në nivelet më të larta njohëse gjatë një periudhe të caktuar kohore. Duke ditur se kafeina ndikon në të gjithë ndryshe, Reifman ka testuar performancën psikomotorike dhe këto të dhëna i vendosi në algoritëm. Algoritmi u krijua duke vlerësuar strategjitë e dozave të kafesë të konsumuara në katër studime të publikuara më parë mbi humbjen e gjumit. Duke bërë këtë, studiuesit ishin në gjendje të identifikonin strategjitë që do të përmirësonin performancën neurobehaviourale ose do të reduktonin konsumin e kafeinës. Ekziston mundësia për të filluar zhvillimin e një aplikacioni publik, por për momentin nuk ka plane konkrete për një nismë të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0032970905303955