INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria luan sot fatin e kualifikimit në ''Euro 2020'', Reja me ndryshime në formacion

Shqipëria luan sot fatin e kualifikimit në ''Euro 2020'', Reja me ndryshime në formacion

Publikuar më: 15:58 11-06-2019

Kombëtarja shqiptare do të ketë në ditën e sotme një sfidë vendimtare për kualifikueset e “Euro 2020” përballë Moldavisë në “Elbasan Arena”.

Ekipit të Edy Rejës i duhet patjetër një fitore për të pasur ende shpresa për kualifikimin në Evropian, me shanset edhe më të rrezikuara pas humbjes me Islandën.

Sonte do të jetë hera e katërt që Shqipëria dhe Moldavia vihen përballë njëra-tjetrës. Në 3 sfidat e mëparshme, bilanci është në favor të skuadrës sonë kombëtare me 2 fitore dhe 1 barazim.

Në ndeshjen e tij të parë me kombëtaren kuqezi Reja preferoi që në fushë të hidhte formacionin 3-5-2, me mbrojtjen që bëri një punë fantastike, por me sulmin pa konkretizime në portë.

Në konferencën për shtyp tekniku u shpreh me optimizëm për ndeshjen e zhvilluar. Ai tha se ekipi ishte kompakt, tregoi personalitet në fushë dhe se ndeshja u vendos nga episode. E vetmja kritikë e tij ishte koordinimi jo i mirë midis reparteve.

Ndërkohë, për Moldavinë Reja u shpreh se nuk preferon t’i nënvlerësojë kundërshtarët dhe vetëm rezultati në fushën e lojës do të tregojë superioritetin ose jo. Në formacion për trajnerin do të ketë 3-4 ndryshime, me nga një ndryshim në mbrojtje, mesfushë dhe ofensivë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387