INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria ndër vendet e para në botë më të korruptuara[VIDEO]

Publikuar më: 09:25 16-03-2018

Sërisht lajme të këqia për vendin tonë nga arena ndërkombëtare. Sipas indeksit të korrupsionit, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është një nga vendet ku perceptimi i korrupsionit nga qytetarët e saj është ndër më të lartët në botë. Për këtë temë janë intervistuar 1000 individë në rreth 150 vende të botës. Rezulton që shumica  e qytetarëve shqiparë raportojnë se  ka shumë korrupsion në të gjitha nivelet dhe institucionet.
Shqipëria për perceptimin e korrupsionit merr një pikëzim prej 0.03, duke u renditur në vendin e 19 ndër shtetet, qytetarët e të cilëve mendojnë se korrupsioni është alarman.
Shtetet me perceptimin më të lartë të korrupsionit në botë janë Lihuania, Bullgaria, Ukraina. Nga vendet e rajonit, Kosova është më keq se ne, ndërsa edhe në shtetin fqinj, Italinë, perceptimi i qytetarëve për korrupsionin është shumë i lartë. Vendet që qytetarët përkatës mendojnë se ka një nivel të ulët korrupsioni janë Singapori, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia, Zvicra. Këto janë dhe shtetet që rezultuan dhe të parat në renditjen e indeksit të lumturisë.

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291