INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria shpenzon miliarda euro për lodra. Po nga vijnë?[FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 09:39 12-12-2017

Të gjithë janë të lumtur kur marrin lodra për festat e fundvitit e kryesisht fëmijët. Eurostat në një raport të fundi që i referohen importeve të lodrave të regjistruara në vitin 2016 flet se ku prodhohen shumica e tyre. IlSole 24, ka përpiluar një hartë të qartë ku detajohen vendet që prodhojnë dhe shpërndajnë më shumë lodra. Shpenzohen afro 15 miliard euro në vit për lodra dhe 6 prej tyre i referohen produkteve të prodhuara në një fabrikë kineze. Pra kina është shteti, që prodhon e importon më shumë lodra në botë. Lodrat kineze zinin një peshë prej 85 për qind në totalin e lodrave të importuar në Bashkimin Europian në 2016. Edhe në vendin tonë vitet e fundit lodra kineze janë shtuar ndjeshëm dhe janë importuar 3.6 milion euro lodra. Shqipëria e ngjyrosur me ngjyrë portokalli, gjendet në mesin e shteteve me importet më të larta të lodrave për vitin e kaluar.

harta-lodrat.png

Sa i përket rajonit, vetëm Bosnja dhe Hercegovina ka importuar më shumë se sa ne, në vlerën përkatësisht 8milion euro. Shtete të tjera si Maqedonia kanë importuar më pak nga Kina e largët, përkatësisht 2.9 mln euro, Serbia rreth 520 mijë euro dhe çudit Mali i Zi, me vetëm 63 euro.

Ndërsa në 2016-n, vendet e Bashkimi Europian importuan lodra me vlerë rreth 7.2 miliardë euro dhe eksportuan vetëm 1.5 miliardë euro në vendet jo anëtare të BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213