INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiponja nuk trembet. Duka: Kërkesa e Serbisë qesharake

Shqiponja nuk trembet. Duka: Kërkesa e Serbisë qesharake

Publikuar më: 17:59 24-06-2018
Pas kërkesës së Serbisë për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit, ka ardhur dhe reagimi i presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Ai ka thënë:
 
‘’Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.
Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!’’ përfundon kreu I FSHF-së
 
Article Logic
Execution time: 0.003838062286377