INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët e “duan” BE më shumë se të gjithë! Njihuni me sondazhin...[VIDEO]

Publikuar më: 11:51 15-03-2018

Komisioni Europian ka kryer një sondazh dhe rezulton se shqiptarët janë populli që kanë më shumë mendime pozitive për Bashkimin Europian. 48 % e shqiptarëve perceptojnë BE-në si tejet pozitiv, kundrejt 25 % shumë pozitive, 1 % negative, ndërsa 24 % e tyre shfaqin një tendencë neutrale.

Shqiptartë janë më dashamirës se dhe maqedonasit pasi vetëm 24 % e tyre kanë mendim pozitiv, ndërsa 11 % e tyre kanë mendim negativ dhe pjesa tjetër mendim neutral. Edhe Serbia paraqitet me një nivel jo shumë pozitive, duke marrë në konsideratë që 9 % e tyre kanë mendim shumë negativ, 17 % tejet negativ, 27 % pozitiv dhe pjesa tjetër neutrale.
Shtete si Britania, e cila e ndikuar nga çështja Brexit, ka mendim kryesisht negativ për BE-në, sikurse edhe Spanja.
Ndërsa mendimin më negative për BE-në e kanë grekët, të cilët janëtë vetmit në hartë të ngjyrosur me të kuqe midis 15-18% që kanë mendim negative për BE-në dhe më pas turqit, pasi 12-15% e popullsisë ka mendim negativ.
Sipas Këshillit të Europës, çdo anketë përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë për çdo vend.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389