INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët më të paditur se fqinjët! Shumica me 9 klasë[VIDEO]

Publikuar më: 12:55 19-04-2018

Shqiptarët rezulojnë më pak të arsimuar se fqinjtë e tyre! Në raportin e fundit të EUROSTAT theksohet se vendi ynë ka përqindje shumë të lartë të popullsisë nga 15-64 vjeç me arsim fillor, por kur bëhet fjalë për ciklet e tjera të arsimit e ka edhe më të ulët, ndaj mund të themi se kemi një popullsi me nivel të dobët arsimor. 

Me arsim 9 - vjeçar rezulon 48.5% e shqiptarëve në moshë pune. Ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoni, përqindja e kësaj grupmoshe me arsim 9-vjeçar është shumë më e ulët 21.2 dhe 17.9%.
Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për popullsinë me arsim të ulët është 26.6%, gati sa gjysma e Shqipërisë. Përqindja më e ulët është në Republikën Çeke dhe Lituani me më pak se 13%, pra janë kombe më të arsimuara.
Në Europë kampionia e popullsisë të pashkolluar është është Turqia që ka 64.4% të qytetarëve.
Edhe përqindja e popullsisë që ka përfunduar vetëm arsimin e mesëm në vendin tonë është 36%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 46.2%, pra dhe në këtë cikël arsimor jemi më keq.
Për këtë fenomen ka dhe një shpjegim. Ulja e numri të shqiptarëve, që jetojë në Shqipëri me arsim të mesëm është një tregues që lidhet dhe me valën e emigracionit, pasi tre vitet e fundit eksodi është rikthyer, duke përfshirë kryesisht shtresën me arsim të mesëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029139518737793