INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët shumëfishojnë shpenzimet për bukurinë[VIDEO]

Publikuar më: 10:27 02-01-2018

Nga viti në vit shqiptarët kanë  nisur të interesohen më shumë për bukurinë dhe për këtë arsye në 16 vitet e fundit janë rritur ndjeshëm importet e produkteve kozmetike. Nëse në vitin 2000 importet ishin më pak se 1 milionë dollarë në 2016 ato shkuan 12.5 milionë dollarë. Pra vlera është gati 12 fishuar në dy dekada. Kjo tregon qartë për evoluimin e mentalitetit shqiptar mbi kujdesin ndaj vetes, duke zgjeruar gamën e produkteve që përdorin, por edhe duke preferuar gjithmonë e më shumë marka të huaja dhe cilësore.
Por dhe ndërhyrjet estetike apo siç njihen ndryshe kirurgjitë plastike janë rritur ndjeshëm. Pesë nga klinikat e operacioneve plastike në 2016 qarkulluan mbi 2 milionë dollarë
Mjekët e këtyre ndërhyrjeve raportojnë se vendin e parë për kirurgji plastike me 50% e mban korrigjimi i hundës, më pas buzët dhe veshët. Krahas rritjes së këtij biznesi, jashtë kontrollit vijojnë të mbeten sallonet e bukurisë, të cilat nuk kanë mjekë të punësuar, por kryejnë ndërhyrje kryesisht në buzë e që në jo pak raste rezultojnë që më shumë të kenë dëmtuar qytetarët se zbukuruar.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271