INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtoi emrin e Kim Kardashian në CV, studenti fiton tre intervista pune

Shtoi emrin e Kim Kardashian në CV, studenti fiton tre intervista pune

Publikuar më: 17:43 22-11-2018

Studenti i Boston University, Chris Sumlin, gjeti një mënyrë origjinale që ai dhe CV-ja e e tij të dallonin nga të tjerët në pirgun e aplikimeve. Në seksionin e arritjeve, ai shtoi se Kim Kardashian ripostoi në Twitter një postim tijin.

Në 2017-n, Sumlin shkroi një detyrë mbi lojën e Kim të quajtur Kim Kardashian West: Hollywood. Kim e pa detyrën dhe e ripostoi në Twitter duke e quajtur “të paparë”. Madje, edhe ekipi pas lojës u bë kurioz të lexonte ç’kishte shkruar Sumlin.

Mbrëmë, Sumlin postoi një foto të CV-së së tij në Twitter. Ai tha se kishte lënë tre takime për intervista pasi shtoi tek arritjet ripostimin e mësipërm nga Kim Kardashian. Sërish, edhe kjo i ra në sy Kim Kardashian, e cila i uroi fat në kërkimin për punë. Dhe Sumlin shtoi një tjetër rresht në CV.

Dy fjalitë e fundit, tek arritjet, shkruajnë: “Kim Kardashian ripostoi punën time mbresëlënëse në Twitter,” dhe “Kim Kardashian më uroi fat në gjetjen e një pune në Twitter.”

Sidoqoftë, CV-ja e Sumlin është goxha e pasur. Ai ka qenë praktikant në shfaqjen e Jimmy Fallon dhe ka publikuar dy libra deri më tani. Kim, ama, ka 57 milion ndjekës dhe disa prej tyre të paktën, merren me burimet njerëzore.

 kim-kardashian-pinta-su-cuerpo-desnudo-de-luz-y-color-para-vender-sus-cosmeticos-kkw.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107