INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shumë zona të vendit ende nën ujë! Rritet nevoja për ushqime[VIDEO]

Publikuar më: 11:05 09-03-2018

Pasojat e rreshjeve të vazhdueshme të ditëve të fundit dhe shkarkimeve të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit ndihen dhe sot. Të mbuluara nga uji sipas Bashkisë së Shkodrës janë ende 2285 ha sipërfaqe toke, ndërsa mbi 100 familje janë të bllokuara, pasi nuk qarkullojnë dot për në zonat të tjera. Edhe shumë shtëpi janë dëmtuar. Në Anën e Malit dhe në Obot nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie, por vetëm me varka.
Po kështu e në disa fshatra të njësisë administrative Velipojë, uji vijon të dalë nga argjinaturat dhe rreziku vlerësohet si shumë i madh.
Në njësinë administrative Gur i Zi  konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.  
Fermerët janë në vështirësi të madhe dhe për ushqime jo vetëm për vete, por dhe për bagëtitë e kafshët e tjera. Rreth 637 krerë gjedhë, 458 të imta dhe 70 derra kanë nevoja urgjente për ushqime, pasi fermerët e bllokuar nuk lëvizin dot në qytete për t’ua siguruar.

Probleme ka ende edhe në zona të tjera të vendit në disa fshatra të thella në Gjirokastër, Elbasan dhe Krujë ka toka bujqësore të mbuluar nga uji dhe banorët, po vuajnë dhe nga rrëshqitjet e gurrëve, pasi disa banesa në këto zona janë dëmtuar.
Po moti në fakt do t’u vijë në ndihmë vetëm dy ditët e fundjavës, pasi rreshjet do të ndërpriten dhe djelli do t’ju gëzojë, por vetëm për pak, pasi duke nisur nga dita e hënë është parashikuar një valë tjetër e të ftohtit. Sipas sinoptikanëve do të kthehen rreshjet e shiut madje dhe ato të dëborës e temperaturat do të ulen sërisht. Ndaj fundjavën shijoheni në maksimum.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271