INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si duket prindërit kanë të drejtë! Ja 5 arsyet se pse rrjetet sociale po ju shkaktojnë probleme SERIOZE!

Si duket prindërit kanë të drejtë! Ja 5 arsyet se pse rrjetet sociale po ju shkaktojnë probleme SERIOZE!

Publikuar më: 23:34 10-10-2018

Shtimi i mediave sociale ka nënkuptuar se ne, si një popullatë globale, jemi tashmë më të lidhur sesa kemi qenë ndonjëherë në historinë e kohës.

Sidoqoftë, mbështetja jonë në mediat sociale mund të ketë një efekt të dëmshëm në shëndetin tonë mendor dhe marrëdhëniet tona me botën reale.

Ndërsa nga platformat e mediave sociale mund të keni përfitime të mëdha, përdorimi i tyre i shpeshtë mund t’ju bëjnë të ndiheni gjithnjë e më të pakënaqur dhe të izoluar në një afat të gjatë.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë efektin e rrjeteve sociale në jetën tuaj, ne po u radhisim 5 mënyra në të cilat mediat sociale mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj mendor.

Vetëbesimi

Krahasimi i vetes me të tjerët në mediat sociale mund t’iu çojë në humbjen e vetëbesimit. Ju shikoni jetën e “përsosur” e të tjerëve në Instagram dhe automatikisht filloni të ndiheni keq për jetën tuaj që nuk është edhe aq perfekte. Kjo bën që ju të bëheni inferior dhe ta shikoni vetveten dhe vlerën tuaj me dyshim.

Lidhja me njerëzit

Si qenie njerëzore që jemi, është shumë e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të komunikojmë dhe të krijojmë lidhje personale me njëri-tjetrin.

Por, sot, në erën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale mund të jetë pak e vështirë të mbahen lidhjet me të tjerët. Kjo sepse jemi shumë të zënë duke qëndruar “mbi” ekrane drejtkëndore, duke u bërë më të njohur me fasadat digjitale të miqve tanë.

Kujtesa

Mediat sociale mund të jenë shumë të mira për të parë me dashuri kujtimet dhe për të treguar se si ndodhën ngjarjet e kaluara. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë mund të shtrembërojnë edhe mënyrën në të cilën ju kujtoheni për disa nga copëzat e jetës suaj.

Shumë prej nesh përqendrohen në maksimum për të shkrepur foton perfekte, por të rrallë janë ata që shijojnë panoramën që kanë përballë.

Gjumi

Gjumi është jetësor në mënyrë që truri jonë të funksionojë në mënyrën e duhur. Gjithsesi qëndrimi para ekraneve para gjumit ndikon ndjeshëm në cilësinë e gjumit dhe ndryshimin e regjimit. Pra, rrjetet sociale po ju lënë pa gjumë dhe rrjedhimisht mungesa e gjumit do të thotë performancë më e dobët në ditën paraardhëse.

Shëndeti mendor

Jo vetëm që mediat sociale janë provuar të shkaktojnë pakënaqësi, por gjithashtu mund të çojnë në zhvillimin e çështjeve të shëndetit mendor si ankthi ose depresioni kur përdoren shumë ose pa kujdes.

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832