INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e humbi ndihmën sociale Beso Bozhuri

Si e humbi ndihmën sociale Beso Bozhuri

Publikuar më: 11:36 21-03-2018

Besua është pa punë, ndonëse është shumë punëtor.

Bën gjithçka mundet i ziu.

Qysh në mëngjes mbledh kanoçe birrash shalëkuqe, pastaj shet gazeta, më pas fshin këpucë policësh që ecin nëpër baltë.

Në darkë lyp.

Ka shumë profesione.

Në mesnatë bën seks me gruan.

Pesë fëmijë.

Gruaja mban pesë pleq pasanikësh.

Shërbimet sociale i dhanë të plotësojë një formular.

Ke frigorifer?

Po.

Ke divan ?

Po.

Po karrige?

Po.

Lavatriçe?

Po.

E po ik atëhere, i paske të gjitha, nuk ke ndihmë sociale!

Por, Besua tha se ato orendi i kishte të falura ose të gjetura në plehra.

Është i ndershëm Besua, nuk gënjen.

Mbeti jo vetëm pa lekë, por edhe pa ndihma sociale.

Pesë pleqtë vdiqën,dhe pesë fëmijët mbetën pa bukë.

Besua përgjërohet në dyert e ndihmës sociale.

Prit - i thonë - do të vijë inspektori në shtëpi të verifikojë nëse vërtet lavatriçja, dollapi, karriget, jorganët janë të gjetur në plehra apo jo.

Pesë pleqtë vdiqën.

Besua pret.

Pesë fëmijët kanë uri.

Besua u qendron poshtë dritares miqve të vet dhe pret të dalin për në punë e t'u kërkojë ndonjë lek.

Inspektori ka tre muaj që nuk vjen.

Me leje të posaçme nga Artan Fuga.

Article Logic
Execution time: 0.0031981468200684