INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ju duket? INSTAGRAM ndryshon sërish, sjell risinë e çuditshme që nuk pritej [FOTO]

Si ju duket? INSTAGRAM ndryshon sërish, sjell risinë e çuditshme që nuk pritej [FOTO]

Publikuar më: 23:53 05-06-2018

Instagram është rrjeti social që sfidon seriozisht të gjitha rrjetet e tjera sociale si SnapChat, Facebook, Tëitter e me radhë.

Edhe pse jo shumë i “vjetër” krahasuar me Facebook, Instagram numëron më shumë se 300 milionë poërdorues aktivë në të gjithë botën.

Dhe 300 milionë përdorues duhet mbajtur sa më pranë dhe kështu Instagram ka sjellë edhe një përditësim të fundit, i cili pritet të ketë sukses.

Ky përditësim është prezantuar fillimisht për përdoruesit e Android, por shumë shpejt do jetë i disponueshëm edhe në iOS.

Risia: Si të ndani postimet tek historitë në Instagram.

Për të ndarë postimet e Instagram-it tuaj ose të njerëzve të tjerë në historitë tuaja,shkoni te imazhi në fjalë dhe lëvizni më poshtë:

1-Prekni butonin Dërgo tek që ndodhet direkt nën foto.

2-Prekni mbi Shto postimin në historinë tuaj.

3-Pasi të keni shtuar ndonjë tekst ose stickers në foto,prekni butonin +.

Çuditërisht, kur shpërndani imazhin e dikujt në Historinë tuaj,ata nuk duket se marrin një njoftim që i njofton ata,vetëm nëse i bëni tag.

Nëse nuk ju pëlqen ideja që përdoruesit e tjerë të ndajnë postimet tuaja në Instagram në Historitë e tyre,ju mund të fikni funksionin.

Në telefonin tuaj prekni Cilësimet (tre pika)> Privatësia dhe Siguria> Rishpërndarja në histori dhe aktivizoni funksionin.

Pse të përdorni këtë risi të Instagram?

Ndërkohë që ju mund të jeni në mënyrë të arsyeshme të pakënaqur me të tjerët kur përdorin përmbajtjen tuaj në Instagram, ky mund të jetë një tipar i dobishëm për garat dhe markat.

Nëse po konkurroni në Instagram ose keni një llogari që përmban përmbajtje të përbashkët me një hashtag të veçantë, gjithmonë mund të përdorni historitë e Instagram për të shfaqur përmbajtjen e përdoruesve të tjerë pa ndërhyrë në postimet tuaja, njofton PCW.

post.png

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391