INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t'i tregoni me stil partnerit se nuk po ju pëlqen seksi me të

Si t'i tregoni me stil partnerit se nuk po ju pëlqen seksi me të

Publikuar më: 18:18 10-08-2017

Të gjithë e dimë që komunikimi me partnerin është çelësi i një lidhjeje të suksesshme, por kjo vlen gjithashtu edhe për seksin. E dimë që për ta thënë është më e thjeshtë, se mbi shtrat sikur vështirësohen pak gjërat.

E kush nuk do të ndihet plotësisht i çliruar dhe t’i kërkojë partnerit atë që vërtetë do të bëjë, por ja që ndodh të kompleksohemi dhe e kemi më mirë të heshtim.

Shqetësohemi kaq shumë se kërkesat tona partneri mund t’i marrë si kritika. Por në fund të ditës, secili prej nesh ka të drejtë të marrë kënaqësi maksimale nga seksi kështu që me pak takt dhe kujdes, ekzistojnë disa mënyra për t’i thënë atij çfarë duhet të bëjë ndryshe në shtrat.

1. Kënaqësia jote mbi të gjitha

Filimisht, kujtohu që jeta jote seksuale nuk është t’i bësh qejfin partnerit, por të kënaqësh në radhë të parë veten. Seksi supozohet të jetë proçesi që fal më shumë kënaqësi,kështu që kush më mirë se ty e di si mund të kënaqesh? Askush, kështu që fol!

2. Por kujdes me tonin!

Mënyra se si partneri do të reagojë ndaj kërkesës tënde, varet shumë nga intonacioni që ti përdor kur ia thua. Perfekte do të ishte t’ia thoni direkt por duke e zbukuruar me komplimente dhe përkëdheli. Gjithsesi, kjo duhet të vijë në mënyrë organike.

3. Ji e qartë

Nëse e ka ndarë mendjen që do diçka tjetër nga jeta jote seksuale, duhet më parë të dish çfarë kërkon.Sepse nëse as vetë nuk e di, situata mund të keqkuptohet dhe të dalë jashtë kontrollit. Kështu që mendohuni!

4. Pyete atë për dëshirat e tij

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni, është të pyesni herë pas here për çfarë ka nevojë, çfarë nuk shkon apo çfarë do të donte që t’i të ndryshoje. Përveçse do t’i bëhej qejfi, do të ishte gjithashtu rasti perfekt për të thënë pakënaqësitë e tua.

5.Përpiqu të jesh pozitive dhe thuaja me stil

Para se t’i thuash atë që vërtetë do, mundt’i përmendesh ca stile në të cilat ai është mjeshtër dhe pastaj, shtegun e ke të hapur. Një kompliment nuk do të të prishë kurrë punë. Në fillim lavdëroje, pastaj një sygjerim i vogël, pastaj...drejt e në temë. Kujdes! Jo të tingëllojë si kritikë.

Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877