INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta parandalojmë ankthin?

Si ta parandalojmë ankthin?

Publikuar më: 22:01 18-11-2017

Çfarë mund të bëjmë për të zbutur ankthin që kërcënon cdo ditë shëndetin mendor? Kërkimet në Universitetin e Michiganit, sugjerojnë një aktivitet të thjeshtë që mund të bëjë mrekulli në këtë rast. Po flasim për të shprehurit përmes shkrimit. Të shkruarit ndihmon në çlirimin e energjive negative duke na bërë më të frytshëm në çfarëdolloj angazhimi. Ja disa këshilla për të nisur sic duhet me këtë mënyrë të shprehuri të vetes.

1. Shkruani me dorë

Përdorimi i lapsit dhe letrës, aktivizon zona të ndryshme të trurit si dhe nxit kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësinë në zgjidhjen e problemeve.

2. Ndiqni një proçes me dy hapa

Që proçesi i të shkruarit të jetë efektiv, më shumë se sa çfarë bëtë  shkruani se si ju bëri të ndiheni një situatë e caktuar. Për këtë ju duhet të ndiqni dy hapa që përfshijnë pyetjet :"Çfarë ndodhi" ndjekur nga "Si u ndjeve rreth asaj që ndodhi?" cka do të evidentojë arsyet e stresit si dhe mënyrat për t'i kaluar më lehtë.

3. Mos u shqetësoni për gramatikën ose shqiptimin

Në një proçes si ky, me rëndësi është hedhja e mendimeve në letër dhe jo të korrigjoni veten gramatikisht.

4. Bëjeni një zakon

Nëse doni të shihni përfitimet e tij, ky duhet të jetë një aktivitet jo sporadik. Kërkimet thonë se duhen 18-250 ditë për të zhvilluar një zakon të ri ndaj përpiquni ta bëni atë një zakon, duke i kushtuar çdo ditë, 5 minuta përpara se të shkoni për të fjetur.

5.Mbajeni të fshehtë

Duke ditur se askush nuk do të mund t'i lexojë, do t'ju bëjë të ndiheni më të hapur dhe komodë dhe të çlirët në hedhjen e mendimeve, ideve dhe emocioneve në letër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998