INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të fikni televizorin ose kompjuterin me anë të syzeve tuaja

Si të fikni televizorin ose kompjuterin me anë të syzeve tuaja

Publikuar më: 12:39 11-10-2018

Për vetëm 50 dollarë ju mund të keni një palë syze që 'fikin' të gjitha ekranet, nga kompjuteri deri tek TV, duke i bërë ato të duken gri.

Shpikja e Scott Blew, një inxhinier amerikan, u financuara me fonde në faqen e Kickstarter dhe dërgesat e para janë planifikuar për pranverën e ardhshme. Lentet e syzeve, shpjegon faqja e dedikuar për produktin në Kickstarter, janë në gjendje të bllokojnë dritën në gjatësinë e valës së ekraneve LED dhe LCD, dhe të punojnë me shumicën e televizorëve dhe laptopëve, ndërkohë që nuk ndikojnë në smartphones . Në vetëm tre ditë, iniciativa ka tejkaluar 25 mijë dollarë të përcaktuara si fonde minimale, dhe tani po lundron mbi 60 mijë. Kush dëshiron syzet duhet të bëjë një donacion prej më shumë se 49 dollarë, ndërsa për 10,000 dollarë nëse marrin 5 palë dhe mundësinë për të shkuar në darkë me themeluesin e kësaj shpikjeje.

Instagram Banner
Më shumë në këtë kategori: « Google, nis hetimet
»
Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213