INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të harroni dikë që

Si të harroni dikë që "nuk jua var"

Publikuar më: 11:42 18-09-2017

Kur pëlqeni dikë që nuk ka të njëjtat ndienja për ju, duhet të kuptoni se kjo nuk ndodh me të gjithë. Si fillim është e rëndësishme të dini se vlerat tuaja nuk varen vetem prej dikujt.
Së dyti, është e rëndësishme të dini se sado të provoni të bëni dikë për vete, nuk mund t’ia arrini qëllimit. Ndienjat vijnë natyrshëm. Mos humbi kohën kot. Kjo do të thotë me siguri se personi që pëlqeni nuk është I duhuri për ju dhe bëni mirë ta harroni.
Megjithatë, personi që nuk ka të njëjtat ndienja për ju mund t’iu mësojë diçka…çfarë duhet të keni parasysh në një lidhje. Ja për çfarë e kemi fjalën:

Mos flisni më me të
Supozojmë se “fiksimi” juaj e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për ju. Nëse kjo nuk ka ndodhur, por ju e kuptoni nga mënyra se si vepron, duhet të qartësoheni. Edhe pse ,und të duket e sikletshme, e rëndësishme është të flisni hapur, të kuptoheni dhe të mos vazhdoni më t’i flisni sado që ideja ju tundon.

Hiqeni nga mendja
E kuptojmë që ky është një hap i vështirë për t’u ndërmarrë, por është tepër I rëndësishëm. Nga moment që nuk do i flisni më, duhet të mbushni ditën plot me aktivitete që ju mbajnë të shpërqendruar nga mendimet për të.

Bëni një listë të gjithë gjërave që kërkoni nga një lidhje
Kur ndodheni në këtë situatë, shpesh mendoni se nuk ka shpresa për ju, se askush nuk do iu dojë dhe ndiheni të refuzuar. Në fakt, jo. Merrni kohën tuaj, listoni gjithë gjërat që kërkoni nga një lidhje dhe herës tjetër që takoheni me dikë, jepini një mundësi për të kuptuar sa të përbashkëta ka me listën që keni përpiluar. Thjesht kini parasysh që “një person që nuk iu pëlqen” nuk mund t’iu pengojë të gjeni një më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0031290054321289