INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mbajmë një Instagram të këndshëm dhe të rregullt?

Si të mbajmë një Instagram të këndshëm dhe të rregullt?

Publikuar më: 14:00 16-04-2018

Na ka ndodhur shpesh që të rrimë me orë të tëra në Instagram dhe të humbasim aty me orë të tëra duke parë profile me foto shumë të bukura.

Normalisht na lind pyetja se si mund të mbajnë një Instagram kaq të bukur dhe të rregullt. Qenka më e thjeshtë seç e kishim menduar. IN Tv ju sjell disa mënyra se si t’i bëjmë një refresh Instagramit tonë në mënyrë që të përmirësojmë feed-in tonë që ai të duket më i këndshëm dhe interesant. Kujtoni gjithmonë që kur feed-i juaj është i këndshëm, edhe njerëzit kanë më shumë gjasa të pëlqejnë fotot tuaja dhe të ndjekin ty. Nuk duhet harruar fakti që Instagrami juaj tregon shumë për ju, çfarë ju pëlqeni, çfarë ngjyrash preferoni etj, prandaj duhet t’i kushtojmë një rëndësi të madhe.

Zgjidhni një temë të caktuar

Filloni mendoni se si doni që të jetë tema juaj e Instagramit që i përshtatet më së miri stilit tuaj: I gjallë, minimalist, me ngjyra, bardhë e zi, bohemian etj. Pasi keni vendosur stilin e temës suaj të Instagramit, filloni nga puna.

Përdorni të njëjtën filtër

Tema e Instagramit është asgjë pa një filtër të caktuar dhe që mund t’ju personalizojë. Të përdorësh të njëjtën filtër e bën një Instagram të bukur për syrin e të gjithëve.

Foto me cilësi

Fotot me cilësi të lartë gjithmonë fitojnë. Sugjerohet që të shmanget kamera e përparme dhe të përdoret kamera e pasme. Në momentin që do hidhni një foto në instagram luani me konstrastin dhe sharpness. Këto do ju ndihmojnë që fotoja juaj të jetë me cilësi të mirë.

Bashkangjitini ngjyra

Kordinoni ngjyra për fotot tuaja. Zgjidhni 2-3 ngjyra që mendoni se do t’i përdorni gjithmonë. Për shembull disa pëlqejnë që të përdorin rozë dhe blu si background në Instagram. Ose disa pëlqejnë që të përdorin ngjyrën jeshile dhe blu. Bëni një kombinim të ngjyrave dhe përpiquni që t’i përdorni gjithmonë vetëm ato.

Gjithmonë ruani të njëjtën madhësi të fotove

Instagrami shpeshherë na detyron që të presim fotot, pasi nuk mund të hidhen në të njëjtën madhësi që është në të vërtetë fotoja. Përpiquni që gjithmonë fotot tuaja të kenë të njëjtën madhësi dhe prerje, pasi do të duket më i rregullt profili juaj.

Përshtati: Irini Meçe

Article Logic
Execution time: 0.0032918453216553