INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mbani gjallë dëshirën për intimitet në çift

Si të mbani gjallë dëshirën për intimitet në çift

Publikuar më: 16:24 25-09-2017

Mes problemeve seksuale më të përhapura, është me siguri edhe rënia e dëshirës, e cila mund të shfaqet papritmas përgjatë jetës së një çifti. Megjithatë, nga kjo “vuajnë” edhe njerëz që kanë pasur një jetë seksuale joproblematike dhe në harmoni. Po si ta mbajmë gjallë dëshirën për intimitet në çift? Në një çift, dashuria njeh ulje-ngritje të shpeshta. Sipas neurobiologes Lucy Vincent, autore e librit “La Formule du désir” (Formula e dëshirës), faji është i trurit dhe hormoneve. Si t’ia bëjmë të duhemi si ditën e parë dhe të largojmë rrezikun e një krize? Le të kuptojmë mekanizmat biologjikë të sjelljes sonë, për të mbajtur gjallë dëshirën për intimitet në çift.

Dashuria nuk është përgjithmonë…

Besoni te dashuria e përjetshme? Sipas Lucy Vincent, kjo nuk është dhe aq e vërtetë. “Jetëgjatësia e dashurisë është e programuar fillimisht nga truri, në mënyrë që të lehtësojë mbijetesën mes një çifti”. Sjellja dashurore ka për qëllim të krijojë një ambient të favorshëm. Gjatë fillimit të bashkëjetesës çdo gjë është perfekte. Por kur vijnë fëmijët, prindërit u përkushtohen atyre përgjatë gjithë viteve që kanë nevojë për përkujdesje, domethënë tri viteve të para të jetës. Gjatë kësaj faze, defektet që më parë si me magji nuk i shihnin te partneri fillojnë e shfaqen. Me të mbaruar faza e parë, receptorët që ishin pothuajse joekzistues në trurin tonë, fillojnë e aktivizohen dhe gjendemi papritmas përballë defekteve të partnerit. Vetëm atëherë është e mundur të zbulojmë aspekte që deri në atë moment nuk i kishim parë dhe na duket sikur partneri ka ndryshuar, ndërkohë që, në të vërtetë, jemi ne që po pësojmë një transformim në aktivitetin cerebral.

Kur përzihen hormonet

“Kur i kërkojmë dikujt të tregojë për takimin e parë apo momentet e bukura të kaluara bashkë me partnerin, ai fillon të çlirojë një sasi më të madhe ositosine”, – shkruan Lucy Vincent. Bëhet fjalë për një hormon që lejon aktivizimin e qarqeve në tru, të cilat lidhen me zonën e kënaqësisë dhe memories për dashurinë që ndjejmë për tjetrin. Është një mekanizëm veçanërisht aktiv në muajt e parë të marrëdhënies dhe që më pas bie gradualisht. Me kalimin e kohës, faktorë të shumtë përcaktojnë uljen e sekrecionit të ositosinës, si për shembull: lindja e fëmijëve, jeta shoqërore, objektivat në punë, me pasojë uljen e interesit që kemi ndaj partnerit.

Jeta në çift: një rritje e vazhdueshme

Por dashuria dhe dëshira janë diçka tjetër, dhe jo vetëm reaksione të pastra hormonale apo instinktive. Bëhet fjalë për një ndërtim mendor shumë kompleks: “Dashuria është një lojë mes dy mendjeve që përfshin cikle të ndryshme dilemash dhe miratimesh, në shumë nivele”, – shpjegon Lucy Vincent. Secili prej dy partnerëve evoluon përgjatë ciklit të jetës, e për pasojë ndryshon. Por jo për këtë arsye duhet të reshtë së vepruari me trurin e tjetrit për marrëdhënien dashurore. Kur kjo gjë nuk funksionon, partneri nuk i dërgon më sinjalet që presim, dhe kjo shpesh paralajmëron një krizë. Duhet të kemi parasysh se bëhet fjalë për ‘një lojë’ që nuk mbaron asnjëherë dhe nëse nuk duam ta humbasim partnerin, kërkohet që të gjejmë gjithmonë pika të reja kontakti.

Krijoni rituale dashurore

Për të mbajtur gjallë apo për të rindezur dëshirën në çift, “është e nevojshme të hyjmë në trurin e partnerit dhe të rindërtojmë lidhjet e kontaktit që përmenda më parë”, – shprehet Lucy. Nuk mund ta ndalim kohën, por mund të menaxhojmë ndryshe jetën tonë, për t’iu dedikuar më shumë partnerit. Sekreti? Të krijojmë rituale dashurie që na japin kënaqësi, të forcojmë lidhjen duke iu larguar rutinës së përditshme. Për shembull, mund të krijojmë një moment intimiteti në tryezë me ushqimet e preferuara të partnerit, një veshje që ai e pëlqen shumë dhe një dhuratë të zgjedhur me kujdes. Veçanërisht kushtojini vëmendje ndjenjave (një muzikë e këndshme, qirinj…) për të rikrijuar imazhin pozitiv në trurin e të dyve.

Çlironi oksitosinën

Në këtë rast mund të shfrytëzoni në favorin tuaj aktivitetin e neurotransmetuesve të trurit. Kërkuesit kanë zbuluar se duke përfshirë kujtimet e lumtura stimulohen zonat e kënaqësisë që lidhen me memorien pozitive, duke çliruar kështu oksitosinën. Gjatë një mbrëmjeje në intimitet, argëtohuni duke parë së bashku fotografitë e vjetra dhe nxitni memorien e tij: është një mënyrë joshjeje më efikase se çfarëdolloj veshjeje seksi. Drejtojeni bashkëbisedimin në risjelljen në kujtesë të çasteve të lumtura gjatë një udhëtimi, një darke të veçantë, një kujtimi të lidhur me një veshje të caktuar, përjetimeve idilike të një vendi të caktuar… Objektivi është të “injektoni” te partneri një dozë oksitosine, për të rigjetur magjinë e fillimit të lidhjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178