INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shmangni stresin e Krishtlindjeve [VIDEO]

Si të shmangni stresin e Krishtlindjeve [VIDEO]

Publikuar më: 16:18 12-12-2017

"Është koha më e mrekullueshme e vitit", por edhe një kohë kur nivelet e stresit fluturojnë.

Mungesa e kohës dhe e parave është burimi kryesor i stresit.

Megjithatë sot iu sjellim disa këshilla të psikologëve ndërkombëtar se si të eliminoni stresin në këto ditë.

Kufizoni shpenzimet!

Sipas një studimi të fundit rreth 62% e stresit vinte nga shpenzimet, prandaj mos bini pre e blerjeve të mëdha.

Bëni një listë të gjerave të domosdoshme se çfarë iu duhen dhe mos bëni blerje të pakontrolluara.

Të gjithë e krijojmë një festë prefektë në mendje tona dhe kur gjerat nuk dalin sipas planit stresohemi.

Prandaj Menaxho pritjet dhe bëhuni realist jo çdo gjë bëhet sipas planeve, kështu që dhe pak dozë "surpriza" do ju bënte mirë festave

Nata e vitit të ri po afron, darka, dhuratat, bakllavaja, kaq shumë gjera për tu bërë!

Qetësohuni është një darkë si çdo darkë tjetër prandaj shmangi mbingarkesat.

Mundohuni ti ndani punët midis familjarëve dhe mos i bëni të gjitha vetë.

Pasi 2 kunguj nënsqetull nuk mbahen.

E nëse jeni të stresuar bëni një shëtitje, do ju ndihmoj dhe do ju çlirojë nga emocionet negative.

Dhe mos harroni të qeshni, e qeshura iu lumturon dhe iu largon stresin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889