INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si u prit veshja e dy artisteve shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha në MTV EMAs, zbuloni çmimet që morën…[FOTO]

Si u prit veshja e dy artisteve shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha në MTV EMAs, zbuloni çmimet që morën…[FOTO]

Publikuar më: 11:54 05-11-2018

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, prekën sërish skenën e madhe të “MTV EMA-s”, ku të gjithë u surprizuan me performancën e tyre.

Në mesin e artistëve që shkëlqyen në këtë mbrëmje të madhe, artistet me origjinë shqiptare parakaluan në tapetin e kuq, shkrepën foto me fansat dhe morën komente të shumta.

23-vjecarja, Dua Lipa ishte veshur plot elegancë, me një fustan të shkurtër me trëndafila dhe me detajin e supeve të fryra. Ajo ishte e shoqëruar nga motra dhe vëllai i saj. Dua ishte e nominuar në tre kategori dhe fitoi vetëm “Best Pop”, me këngën ‘IDGF’.

Ndërsa Bebe Rexha ishte veshur me “Moschino”, me një fustan me temina dhe me një rrip në mes. Një detaj që ra në sy në veshjen e bukuroshes së botës së showbiz-it ishte ai i çizmeve të saj, të cilat kombinoheshin me dorashkat dhe rripin.

Njëkohësisht këngëtarja mahniti publikun e gjërë me performcën ‘live’ që zgjati vetëm 3 minuta./intv.al/

duaaa.jpg

duaaaa333.PNGduaaaa_444.PNGduaaa_222.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0032088756561279