INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si vijmë në jetë

Si vijmë në jetë

Publikuar më: 14:58 05-08-2018

Shpesh dëgjoj prindër apo gjyshër, që pyesin: “ po si t’ja themi se si erdhi në jetë?”. Gjithmonë kam menduar: sa frikë kemi dhe sa të varfër jemi në fjalor, për t’u treguar fëmijëve të vërtetën e bukur të jetës. E gjithë kjo paaftësi dhe ngurtësim, për shkak të paragjykimit se akti seksual është turp. Akti i krijimit të njeriut, i cili i paragjykuar dhe i bërë pis nga etiketimi turp, vazhdon të gjymtojë identitetin e fëmijëve tanë. Po si nuk mund tu shkojë mëndja more prindër, të zgjidhni ca fjalë që edhe në shqip janë po aq të bukra dhe të vërteta. Si nuk mund të thoni që të krijohet jeta duhet shumë energji, kënaqësi, bukuri dhe mirësi dhe trupi e shpirti i njeriut i bashkon të gjitha që të mund të ngjizë jetën. Dy njerëz duhet të njihen dhe të rrijnë bashkë me njëri tjetrin që të besojnë se mund të arrijnë atë komunikim trup dhe shpirt, që nxjer më të mirën, duke provuar atë kënaqësi aq të madhe si në trup dhe në shpirt, e cila nxit jetën re të marrë udhën e të vijë në këtë botë. Kaq e thjeshtë është. Sa për pjesën tjetër, nuk ka nevojë për detaje, ato zbulohen vetvetiu mjaft të shmanget perceptimi i seksualitetit si turp.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0032429695129395