INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SIKUR

SIKUR

Publikuar më: 17:51 14-02-2019

Sikur të mos vije nga një ëndërr
Mund të kapeshim për dore dhe të shëtisnim në shi,
të ngjiteshim maleve atje ku rriten lulet e egra,
të strukeshim në ndonjë qosh e të bënim dashuri.
Sikur të mos ishe kaq trupmadh sa të mos bllkoje portën e kujtimeve,
sikur të ishe pak më i butë dhe i dashur aq sa të dorëzoheshe pa kushte,
sikur të merrje formë, por jo formë ere, as formë fryme…
Sepse frymën ta ndiej në rrëzë të veshit çdo ditë…
Kaq e vështirë qënka të marrësh formë njeriu,
ose formën e rrobave të hedhura kuturu mbi një karrige
sa per të thënë që në dhomë ka qënë dikush…
Ndonjëherë bëhem njeri i fortë dhe i dal përballë pasqyrës,
jo me shpresën që do të shoh pas shpinës sime,
por me bindjen se do shoh tymnajen ku ti tretesh
sa per t’më lënë të kuptoj se nuk ndiej gabim.

Faleminderit Irena Shabani për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668