INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sikur të isha ti o NJERI!

Sikur të isha ti o NJERI!

Publikuar më: 10:28 12-01-2018

Nga ida Nurçe

Sikur te isha ti o njeri, do dilja ne mes te sheshit te flisja per lumturine dhe dashurine!

Do i mblidhja te gjithe te ngjashmit e tu dhe me nje kenge energjike do i vija te gjithe ne levzje! Do i ngrija ne kembe e do ju tregoja cfare eshte jeta ne te vertete!

Sikur te isha ti o njeri, do perqafoja sa me shume njerez te mundja! Ata qe do kisha afer zemres. Dhe do e beja plot dashuri! Do u thoja qe i dua!

Sikur te isha ti o njeri do e kisha fikur ndjenjen e inatit dhe te zilise e do ju tregoja driten e vertete te lumturise!

Sikur te isha ti o njeri, nuk do mbaja dot dy fytyra, as ndjenja te fshehura!

Do vrapoja pas atyre qe do doja e t’ua tregoja mes te gjitheve! Nuk do i injoroja! Nuk do i doja, kur te mos ishin me e as lavde nuk do u thurrja, kur te largoheshin! Do i mbaja ne gji dhe do i ngrohja me dashuri!

Sikur te isha ti o njeri, do dyndesha drejt shtepise e me hare do gezoja me familjen time, do u dhuroja buzeqeshje, dhe sa me shume te mundem DASHURI. Dashuri o njeri, kete fjale qe e ke zhdukur nga fjalori yt me i madh se i yni!

Sikur te isha ti o njeri... Por jam une dhe nuk te mesoj do ty!

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0031018257141113