INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sistemi arsimor nuk përputhet me tregun e punës! Rreth 38 mijë persona me fakultet janë të  papunë

Sistemi arsimor nuk përputhet me tregun e punës! Rreth 38 mijë persona me fakultet janë të papunë

Publikuar më: 10:11 15-05-2019

Të dhënat mbi papunësinë sipas nivelit arsimor janë një pasqyrë e qartë e mospërputhjes së sistemit arsimor në vend me tregun e punës.

Diplomat e arsimit të lartë më së shumti janë për ekonomi, shkenca shoqërore dhe juridik, teksa nevojat për punë janë në bujqësi dhe turizëm. Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë.

Sipas të dhënave të INSTAT, personat me arsim të lartë që janë në kërkim të një vendi pune përbëjnë 22.5 për qind të të papunëve në vend, ose mbi 38 mijë persona gjithsej. Vitin e kaluar numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë. Kjo kategori zë 0.2% të totalit të të papunëve.

Nivelin më të ulët të të papunëve ndër kategoritë e arsimit e kanë ata me nivelin e mesëm profesional. Kjo kategori zë vetëm 10 për qind të totalit të të papunëve. Ndërkohë të arsimuarit e nivelit 8-9 vjeçar kanë bërë hapa para në tregun e punës në vitin 2018, kjo kategori sërish përbën armatën më të madhe të të papunëve në vend.

Ata zunë 34.5 për qind të totalit të papunëve në vitin 2018. Më pas peshën më të lartë në papunësi sipas nivelit e arsimor e kanë ata që kanë mbaruar gjimnazin me 32 për qind të totalit.

Article Logic
Execution time: 0.0029759407043457