INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata nga fruthi, Vasili: Jemi në gjendje epidemie, qëndrimi i Ramës papërgjegjshmëri

Situata nga fruthi, Vasili: Jemi në gjendje epidemie, qëndrimi i Ramës papërgjegjshmëri

Publikuar më: 14:28 22-02-2018

“Jemi në gjendje epidemie, por shëndetësia jonë nuk i ka instrumentet e nevojshme për të luftuar epideminë. Nuk ka asnjë masë konkrete. Gjithçka është lënë në duart e mjekëve dhe infermierëve në terren që bëjnë ç’të munden. Nuk funksionin komiteti i vaksinimit. Duhet të dini që epidemitë janë ato që tronditin themelet shëndetësore të një vendi. Qëndrimi i Kryeministrit është më i papërgjegjshmëri me të cilin jam hasur ndonjëherë” ishte kjo deklarata që dha në një dalje për mediat kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Jashtë ambienteve të Kuvendit ai u shpreh se vendi ynë është në një gjendje epidemie fruthi por shëndetësia nuk i ka instrumentet e duhura për ta luftuar.

Sipas tij qëndrimi i kryeministrit është një papërgjegjmëri. Ai theksoi se epidemitë tronditin themelet shëndetësore të shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703