Edhe pse kanë kaluar mbi 3 orë, opozita vazhdon të protestojë dhe kjo protestë nuk ka kaluar pa incidente. Efeftivë policie e protestues të lënduar, institucione të lyera me bojë dhe gjithashtu i është vënë flaka një automjeti.
Gjatë tensioneve mes protestuesve të cilët kanë hedhur kapsolla dhe sende të forta në drejtim të policisë, këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Protestuesit i kanë vënë flakët automjetit të parkuar dhe prej më shumë se 1 orë e 30 minuta vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Parlamentit.
Ndërkohë që policia u bën thirrje organizatorëve të tërhiqen.