INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skandal! KLSH, minimum jetik i matur që në vitin 2001[VIDEO]

Publikuar më: 10:37 16-10-2018

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se në Shqipëri nuk ka një studim të plotë që përcakton minimumin jetik. Ai që i referohen institucione është shumë e vjetër që në vitin 2001. Kjo sipas KLSH ka mbetur peng i disa dokumenteve të miratuara nga njëri institucion tek tjetri por asnjëherë të miratuar përfundimisht me vendim qeverie. Ky problem ka dalë në pah pas auditim të KLSH-së me fokus varfërinë.

Studimi i fundit i kryer nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale 17 vite më parë nxori si minimum jetik vlerën 7.975 lekë. Vetëm INSTAT ka nxjerrë në disa studime kufirin e llogarisë në vitet nga 2002 deri 2012 të cilat rezultojnë respektivisht nga 4.891 deri në 6.407 lekë që do të thotë që janë edhe më të ulëta se në 2001.
Një tentativë për të llogaritur minumin jetik është bërë dhe nga Avokati i Popullit në vitin 2016 kur vlera e nxjerrë nga studimi ishte 16 mijë lekë. Po dhe kjo shifër nuk u përfshi kurrë ndonjë akt nënligjor duke lënë sërish termin minimum jetik pa një vlerë.
Mungesa e një termi të tillë të përcaktuar sipas KLSH ka prekur thellësisht nivelin e jetesës së familjeve me ndihmë ekonomike.
Mbi këtë bazë KLSH ka kërkuar që institucionet të angazhohen për nisjen e një studimi që do të nxjerrë minimumin jetik zyrtar, por duket se nuk ka gjetur gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e cila ka refuzuar duke thënë se përgjegjësia për këtë studim shkon përtej këtij institucioni. Kështu që me shumë të ngjarë e për disa kohë do të mbetet zyrtare vetëm shifra e vitit 2001.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605