INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal ne Google! Revolta e punëtorëve rrëzon CEO-n e shërbimit Smart Home

Skandal ne Google! Revolta e punëtorëve rrëzon CEO-n e shërbimit Smart Home

Publikuar më: 11:24 18-07-2018

Google është një kompani që ka shtrirë ndikimin e vet në shumë fusha. Tani kompania ka një strategji për të dominuar tregun e Smart Home. Përveç Google Assistant që mund t'iu bëjë pazarin, të caktojë orare apo të kontrollojë pajisje të tjera në shtëpinë tuaj, ata kanë në treg dhe një gamë të gjërë shërbimesh që shiten nën një tjetër brand të njohur si Nest.

Nest është një kompani që korri shumë sukses në fushën e smart home në vitin 2011. Termostati i tyre që regjistron të dhëna është thjesht një produkt që gjendet thuajse në çdo shtëpi amerikane, një super hit me pak fjalë. Që nga ajo kohë kjo kompani nuk ka arritur ndonjë sukses tjetër. Google përfitoi nga situata financiare e kësaj kompanie dhe e bleu atë më 2014.

Që nga momenti i blerjes, pronarët e rinj caktuan një shef të ri. Ky drejtues ishte një ish zyrtar i lartë i Motorola i quajtur Marwan Farwaz. Ky i fundit qëndroi për 4 vite si CEO, por dje ai i paraqiti bordit drejtues të Alphabet Inc.(kompanisë që zotëron Google) dorëheqjen e tij.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Mbase mund të duket thjesht normale që dikush të japi dorëheqjen pasi ka dhënë çdo gjë në një punë, por në rastin e Farëaz nuk është kështu. Që në muajin e parë kur ai mori në dorë Nest, punëtorët e tij ishin krejt të pakënaqur. Pakënaqësitë u rritën dhe më shumë kur shefi vazhdoi që të jepte urdhëra nga shtëpia e tij, e cila ndodhej 2 zona orare larg vendndodhjes së kompanisë.

Punonjësit e quanin Fawaz të paaftë dhe thonin që ai ishte vendosur nga Google vetëm sepse i shërbente atyre si një CEO kukull që do bënte vetëm çdo t'i thonin. Pas dorëheqjes së tij, Nest tani do të afrohet dhe më shumë me Google Home dhe madje disa ekspertë parashikojnë shkrirjen e kësaj të fundit brenda 1 ose 2 viteve.nest.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824