INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skandal ‘’shtetëror’’! Posta Shqiptare s'jep kupon kur paguan për pakot nga jashtë[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:22 30-10-2018

Nëse merr pako në postën shqiptare duhet të paguash 30 lekë, por nëse nuk shkon në datën e caktuar pagesa dyfishohet apo dhe trefishohet. Por problemi real nuk është ky, por mostatimi i këtyre pagesa dhe ky është një skandal. IN Tv duke ju referuar ankesave të qytetarëve me kamera shkoi pranë dy pikave të shpërndarjes së pakove në kryeqytet dhe në të dyja e verifikoi këtë shkelje të rëndë. Qytetarët paguajnë por nuk ju jepet kupon. 

“Pagova 300 lekë të vjetra, nuk mora kupon, “ tha një konsumator për IN Tv.
“Nuk e di nëse duhet të më japin kupon, por s'më kanë dhënë,” ka pohuar një tjetër qytetare.
“Jo s'mora, vetëm hedhim një firmë dhe mbaron. Për 30 lekët nuk mora,” sqaroi qytetari.
Në sportelet ku shpërndahen pakot nuk ka as kasa fiskale dhe ky problem nuk është i ditëve të fundit, por i mbartur. Një qytetare thotë që ajo merr shpesh pako dhe që prej dy vjetësh nuk ka marrë kurrë kupon.
E vetvetiu na lind pyetja, si është e mundur shteti i kërkon llogari privatit për kupon tatimor në një kohë që vetë institucionet publike si rasti i Postës shqiptare nuk ka kasë fiskale dhe qytetarët arkivojnë emrin dhe firmën vetëm në një bllok shënimesh?

posttok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992